Klubi i futbollit “Besa” nga Çellopeku në përvjetorin e 45-të themelimit bëhet me stadium të vetin që është emërtuar “BESA ARENA” që do të jetë shfrytëzim të klubit
Iniciativa e një grupi aktivistësh për realizimin e projektit ndërtimin e stadiumit për klubin e futbollit Besa të Çellopekut, vetëm pas 16 muajve u bë realitet pasi përfundimisht u realizua projekti I quajtur “Besa Arena” që zyrtarisht u inaugurua në mbrëmjen e së premtes ku të pranishëm ishin të gjithë ata të cilët kanë dhënë kontributin e tyre si drejtuesit e klubit, rinia, mërgimtarët, afaristët e këtij vendbanimi dhe pushteti lokal.
“Duke u nisur nga nevoja për një fushë futbollit, u morrë iniciativë me një grup qytetarësh nga Çellopeku ku lindi edhe Këshilli iniciues për ndërtimin e këtij stadiumi..” – tha Bunjamin Mazllami, kryetar i KF BESA.
Ky projekt stadiumit që tanimë është emërtuar “Besa Arena” ku përfshihet zhveshtorja, tribuna me kapacitet prej 500 ulëseve, e rrethuar sipas standardeve të lojës së futbollit, vend parkimi dhe rruga e asfaltuar që ka kap koston prej 236.000 Eurove.
Drejtuesit e KF Besa u ndanë mirënjohje të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në realizimin e këtij projekti “Besa Arena”. /tvklan.mk/