Në spektaklin “Zemër Luana” të kësaj mbrëmje me moderim dhe autorësi të Luana Vjollcës, deklaratat nuk ishin vetëm për personazhet jashtë studios por dhe për ato që ndodheshin aty. Me të ftuar sportiv e të natyrshëm kjo mbrëmje ishte një spektakël I vërtetë.
Në këtë episod një nga të ftuarit ishte dhe këngëtari i mirënjohur Irkenc Hyka, i cili ishte një bomb me sahat këtë natë.
Në një sfidë të personalizuar ai do të zbulonte sekrete të personazheve të ndryshëm dhe nuk u kursye me asnjërin prej tyre.
Një prej personazheve ishte dhe Xhensila Myrtezaj me të cilën ka patur një bashkëpunim. Por jo vetëm kaq, sepse Irkenci ka treguar se me Xhensilën kanë qenë edhe shokë klase.
Edhe pse partneri i saj Bes Kallaku ndodhej në skenë, Irkenci nuk u kursye aspak përkundrazi përfshiu dhe partnerin dhe lidhjen e tyre. Ai tregoi që mjafton që Xhensila të thotë: “Besart” dhe ai frikësohet menjeherë./tvklan.al