Bërnabiq: Kurti nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka folur për takimin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me presidentin e Francës gjatë Forumit të Paqes në Paris. Sipas saj, presidenti francez, Emmanuel Macron do të shkojë për vizitë në Serbi, duke theksuar se kjo është diçka e shkëlqyeshme.

Bërnabiqi ka thënë se nëse ishte pikërisht presidenti francez që ka thënë së nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ndryshon qasje ndaj dialogut atëherë “Franca do të ndryshojë qëndrim për sa i përket liberalizimit të vizave”.

Gjatë forumit të Paqes në Paris, që është mbajtur këtë javë, me presidentin francez është takuar edhe kryeministri Kurti, ku temë ka qenë edhe çështja e dialogut.

Kryeministrja serbe gjatë një interviste për TV Pink, ka deklaruar se Kurti “nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”. Madje ajo thotë se për këtë refuzim “Kurti ka mbështetje nga jashtë”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share