Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç në Forumin e Prespës për Dialog ka deklaruar se pas filllimit të luftës në Ukrainë ajo ka një qëndrim më ndryshe për vendert e Evropës të cilët e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Që kur ka nisur lufta në Ukrainë ka një qëndrim ndryshe ndaj vendeve evropiane që e kanë njohur Kosovën”, ka thënë ajo.
Në mes tjerash Bërnabiç thotë se nëse është e vërtetë që njohja për Kosovën është kërkesë nga BE, atëherë siç thotë ajo, pozicioni i negociatave Kosovë-Serbi duhet të ndryshojë.
“Kemi dëgjuar nga partnerët tanë por nuk kemi dëgjuar nga BE që (njohja) është kërkesë. Nëse është e vërtetë, atëherë pozicioni i negociatave duhet të ndryshojë”, ka deklaruar Bërnabiç.
“Serbia qëndron për normalizimin e relacioneve përmes Serbisë dhe Kosovës. Pra në këtë pozitë zyrtare të BE-së, nuk ka asnjë fjalë të vetme qe ne duhet ta njohim Kosovën, por thuhet për normalizim të marrëdhënieve, dhe se rezoluta e BE-së flet për integritetin territorial të Serbisë”, ka thënë Bërnabiq.
/KlanMacedonia/