Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeson delegacionin e tij në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet sot në kryeqendrën gjermane.
Në këtë takim mungon presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ndërsa Serbia përfaqësohet nga kryeministrja, Ana Brnabiç.
Samiti nisi në orën 09:15 ku mikpritësi i kësaj ngjarjeje kancelari gjerman Olaf Scholz mbajti një fjalim para liderëve. Në të do të marrë pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen./klankosova