Berisha: Vuçiq pranoi se qëndron pas grupit terrorist

Ish-kryeministri: Akt i ri luftënxitës i Sllobodanit të ri

Vendimi i Serbisë për të shpallur datën 27 Shtator si ditë zie është komentuar dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, sipas të cilit me këtë vendim Aleksandër Vuçiq pranon se qëndron pas grupit terrorist që vrau oficerin e policisë në Kosovë.

Berisha e konsideron një akt të ri luftënxitës nga ana e Serbisë.

“Ky akt i ri luftënxites i Sllobodanit të ri përbën një vendim i cili provon se zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është dorëzimi sa më parë i këtij krimineli në Hagë, për gjenocidin dhe krimet e tij monstruoze, që ka kryer kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë!“ shkruan ndër të tjera Berisha në rrjetet sociale.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share