Berisha: Vuçiq në bashkëpunim me Kremlinin, kërkon destabilizimin e Kosovës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bashkë me Rusinë janë duke kërkuar destabilizimin e Kosovës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Vuçiq ka angazhuar fallangat e tij kriminale të dërguara nga Beogradi dhe bandat serbe lokale, në veprime të dhunshme kundër ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve dhe Policisë së Kosovës që po mbajnë rendin dhe sigurinë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Gjatë shpërndarjes së protestuesve serbë në këto komuna, ushtarët e KFOR-it janë sulmuar nga kriminelë me maska, me dhjetëra shok-bomba, mjete të forta dhe lëndë të tjera djegëse, shishe molotov, janë dëgjuar dhe të shtëna me armë”.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë skenar të bashkërenduar të Beogradit me Kremlinin, sulmet kriminale të fallangave të gangsterëve serb kundër KFOR-it, ushtarëve të tij, gazetarëve dhe policisë së Kosovës”, ka shkruar Berisha./Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share