Kryetari i PD: Presidenti serb kërcënon Kosovën, e pret i njëjti fat si Millosheviçi
Kryetari i PD, Sali Berisha ka dënuar qëndrimin e Presidentit Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës lidhur me përdorimin e targave të automjeteve.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Berisha shprehet se Vuçiç ka kërcënuar vendet perëndimore duke iu kërkuar të mos e mbështesin nëse nuk duan konflikte në Kosovë.
Berisha shkruan se Vuçiç është kërcënim për rajonin dhe një faktor që kërcënon stabilitetin. Duke e cilësuar Putin i vogël në Ballkan, kryedemokrati paralajmëron Presidentin serb se duhet të tërhiqet nga kërcënimet, pasi sipas tij e pret i njëjti fat si ish-presidenti Millosheviç.
Klan News