Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se për të penguar zbatimin e projektit për Portin e Durrësit do të ndërmerren 3 veprime.
Berisha tha se PD e ka çuar marrëveshjen e projektit në Gjykatën Kushtetuese, do ngrihet një Komision Hetimor i posaçëm dhe së fundmi përmendi mosbindjen civile në të gjitha format e saj.
Ai u bëri thirrje qytetarëve dhe kompanive që të rrinë sa më larg kësaj afere.
“Tre veprimet që do ndërmarrim kundër aferës së Portit të Durrësit. Problemi me Portin e Durrësit, për të cilin u votua që të vidhet mesnatën e të enjtes që kaloi, është një problem madhor. Së pari, ne kemi dërguar në Kushtetuese marrëveshjen. Së dyti do krijojmë një Komision Hetimor. Së treti do qëndrojmë me mosbindje civile dhe të gjitha format. Së fundmi, u bëj thirrje qytetarëve dhe kompanive që të qëndrojnë larg kësaj mega-afere. Asgjë nuk dihet t’i joshë ata për të investuar, për t’u mashtruar nga ndërtimet në këtë shesh”, u shpreh Berisha./tvklan.al