Berisha thirrje shqiptarëve në Londër: Ju keni mision në zgjedhjet e ardhshme…

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në një bashkëbisedim live me shqiptarë dhe aktivistë të diasporës në Londër. Gjatë fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje shqiptarëve, veçanërisht atyre që jetojnë jashtë vendit, për t’u angazhuar në zgjedhjet e ardhshme.

Gjithashtu, kryedemokrati vuri theksin te gjendja ekonomike e cila sipas tij është deri në nivelin e varfërisë.

Ai akuzoi Ramën për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj saj. Këto veprime, sipas Berishës dëshmojnë për një qëndrim të rrezikshëm dhe të papranueshëm ndaj interesave kombëtare.

“Ju keni mision të luani një rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshme, në fitoren e opozitës arkivimit të narkoshtetit. E një shteti që nuk njeh asnjë parim përveç vjedhjes dhe frikësimit të shqiptarëve. Kjo është një diktaturë, miqtë e mi, është vendi me të burgosur politikë më shumë se Bjellorusia dhe Rusia. Në Shqipëri lider të partive kryesore opozitare janë të arrestuar. Ne, të gjithë sëbashku do t’i japim Edi Ramës përgjigjen që meriton. Ky është një armik i egër i kombit dhe unë ju them ju, se në histori asnjë pushtues, asnjë diktaturë nuk ka dëbuar nga Shqipëria shqiptarët se sa regjimi i Edi Ramës. Me program, me qëllim, vetëm e vetëm që të mbeten sa më pak kundërshtarë të tij në Shqipëri.

Vetëm në hapësirën e Shengenit para një muaji u njoftua se kanë ikur para një muaji 1.9 milionë shqiptarë. Duhet t’i gjejmë kudo që janë të votojnë për vendin e tyre, për shpëtimin e Shqipërisë. Betejë me votën e lirë të shqiptarëve kudo që janë. Edi Rama do vijë në Londër, me vezë dhe domate. Edi Rama është bërë për Kosovën, një armik po kaq i egër sa Vuçiç, është bërë vëlla me Vuçiçin, argat i Vuçiçit. Ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, i pari që vendosi sanksione ndaj Kosovës.A mund të imagjinoni ju, u përpoq të rrëzojë qeverinë e Kosovës Sot, është trefishuar mjerimi, varfëria e skajshme, sepse paratë grabiten dhe plaçkiten”, tha Berisha në fjalën e tij.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share