Berisha thirrje BE-së: Nisni hetimet për Portin e Durrësit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndalojë projektin për Portin turistik të Durrësit, e cila sipas tij, është një aferë korruptive.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha kërkoi që Bashkimi Evropian të përdorë të gjithë autoritetin e tij dhe të nisë hetimet për të bërë të mundur që Porti i Durrësit, të mbetet port strategjik kryesor i vendit, por edhe i rajonit.

“I bëj thirrje Bashkimit Evropian të përdorë të gjithë autoritetin e tij, për të ndaluar këtë aferë korruptive. Të nisë menjëherë një hetim rreth aferës korruptive të Portit të Durrësit dhe të bëjë gjithçka që ky port të mbetet, port strategjik kryesor i Shqipërisë, i rajonit dhe i Bashkimit Evropian në rajon”, theksoi kryedemokrati.

Ndër të tjera, Berisha kërkoi që kryeministri Edi Rama të heqë dorë menjëherë nga përpjekjet për ndërtimin e këtij projekti.Ai nënvizoi se ky projekt nuk do të arrijë që të realizohet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share