Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për shtyp ditën e sotme ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë lidhur me koncensionin e sterilizimit.
Berisha gjatë fjalës së tij tha se kryeministri Rama ka faktuar ditën e djeshme se së bashku me ish-ministrin, Ilir Beqaj se janë përgjegjësit kryesorë të asaj që ish-kryeministri e quan vjedhja shekullit. Gjithashtu ai u shpreh se sterilizimi iu ka kushtuar shqiptarëve deri më tani 79 mln euro dhe ka rritur çmimin e sterilizimit, duke e çuar 4 herë më të kushtueshëm se në Gjermani
“Edi Rama provoi dje se ai me Beqjen e tij janë pronarët realë të vjedhjes së dytë të shekullit, sepse ai pas amnistimit të Beqjes nga skapi i partisë, në një akt të pastër kriminal, rendi dje të mbrojë me inskenime dhe dëshmitarë të rremë, dhe statistika false, veprën e tij të rëndë penale, sterilizimin që ju ka kushtuar shqiptarëve deri sot 79 mln euro dhe që ka rritur me 80 herë çmimin e sterilizimit për njësi në vend dhe e ka bërë këtë proces 4 herë më të kushtueshëm se sa në Gjermani. Edi Rama doli dje si krimineli që kthehet në vendin e krimit, duke faktuar se sterilizimi është biznesi i tij dhe Beqjat sepse ai dje mbrojti aferën e tmerrshme korruptive për të cilën, për shkak të kostos stratosferike u privuan nga ndërhyrjet kirurgjikale të domosdoshme, çdo muaj, 1 mijë të sëmurë dhe ky privim me qindra, mos mijëra raste pati pasoja fatale për të sëmurët. Edi Rama dëshmoi dje se sterilizimi është vjedhja e dytë e tij e shekullit dhe është biznes i tij dhe Beqjes, kurse muratori i tyre Rrapaj me investalin e tij me kapital 1 mijë euro është thjeshtë Zoto i radhës.”
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se kontrat e sterilizimit është e pavlefshme për shkak të konfliktit të interesit
“Deklarata e para e konfliktit të interesit se ai nuk është asnjë person të afërt si drejtues në ministrinë e linjës. Deklarata e dytë ka të bëjë me konfliktin e interesit në shoqërinë në fjalë. Në këtë çështje ndahen dy raste. Që ky person nuk ka nënshkruar deklaratën e parë, çka do të sillte anulimin automatik të koncesionit. Rasti i dytë është se ai e ka nënshkruar këtë deklaratë dhe ka mashtruar shtetin, pasi kushëriri i tij ishte ministri i linjës. Në Kodin e Procedurës Administrative, i cili njëlloj si Kushtetuta dhe ligjet e tjera të vendit, nuk ekziston për Edi Ramën, parashikohet se akti administrativ është i pavlefshëm kur bie në kundërshtim të hapur dhe flagrant me një dispozitë të këtij kodi. Pra, procedura e ndjekur është fiktive dhe antiligjore dhe sjell si pasojë një kontratë të pavlefshme.Vjedhja është e provuar, kostoja është 80 herë më e lartë se ajo në shtet.”
Ndër të tjera ai tha: Në këto kushte, kontrata koncesionare konsiderohet se nuk ekziston pasi është zhvilluar dhe firmosur në kushtet e konfliktit të interesit. Ndaj dhe gjykatësi, me shumë të drejtë ka kërkuar anulimin e kontratës korruptive të sterilizimit./tvklan.al