Berisha: Ramës nuk ia mban të dalë në debat me mua

“Ta lemë me zorrën qorre në gojë, të votojmë ndryshimin”

Ndonëse lokale këto zgjedhje për Sali Berishën kanë rëndësi historike, ndaj Edi Ramën nuk nguron ta ftojë çdo ditë në debat publik. Thirrjen ia adresoi edhe nga Librazhdi ku prezantoi kandidatin e koalicionit opozitar Shefki Çota.

Fjalorin e përdorur nga Kryeministri në fushatë elektorale, Berisha e  sheh si mënyrë të Edi Ramës për të bllokuar me banalitet llogaridhënien për vjedhjet që tha se i ka bërë shqiptarëve.

 “Mashtrime vetëm mashtrime. Ndaj dhe përpiqet tani që të gjithë kërkesën e llogarisë që çdo njeri qoftë direkt, qoftë me veten e tij ia bën atij, ta bllokojë me banalite. Ta bllokojë me vulgaritet. Ta bllokojë duke folur zorra qorre, zorra e trashë, zorra e hollë”.

Banorët e Librazhdit i ftoi që në 14 maj të votojnë Shefki Çotën, duke mos kursyer akuzat për kundërshtarin e kandidatit opozitar që garon për këtë bashki.

“Le të vijë Shefkiu këtu, le të vijë kusho i Taulantit. Ai vjen nga xhepat e Taulantit, vjen nga skutat e Edi Ramës. Ata dolën nga bodrume mafioze dhe ju e patë vetë se çfarë përfaqësojnë”.

Në 14 Maj, Berisha tha se shqiptarët janë ftuar në mision për rivendosjen e pluralizmit dhe se çdo votë për Edi Ramën çon në thellimin e varfërisë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share