Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte pasditen e kësaj të hëne në Kamëz, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha. Berisha nuk la pas akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe e paralajmëroi se në Kamëz do dalë i mundur.
“Hajde ngulu me Rakipin, rri 30 ditë po deshe, i mundur, i mundur do largohesh”, u shpreh Berisha.
“Ju bëj thirrje ju banorëve të mrekullueshëm të Bashkisë Kamëz, të trokisni në çdo portë, në çdo zemër për të bindur çdo qytetar dhe banor të kësaj bashkie të votojë ndryshimin, të votojë Arjan Hoxhën, të votojë njëshin. I tmerruar bëri gjithçka që ne të mos figuronim. Mirëpo fati është fat, atë e kontrollon vetëm ai që është sipër. Ja ku doli. Njëshi është fati. Fati që e mjeroi Edi Ramën”, theksoi më tej Berisha./tvklan.al