Berisha: Rama, promotor i arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama dhe tha se ky i fundit është promotor i arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës.

“Për sa i përket arrestimit të Hashim Thaçit dua t’ju them sot të vërtetën. Në procesin e arrestimit të Thaçit qëndron një trinom, Kremlin-Beograd-Tiranë. Ky e mori, e futi Hashim Thaçin në spiralet e ndryshimet të kufijve në Ballkan. Ky i sugjeroi Hashim Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin. Edi Rama pra, futi udhëheqjen politike të Kosovës në një spirale, e cila ndikoni në procesin e arrestimit të tyre. Unë do diskutoj më vonë, për të gjithë të vërtetat e raportit Dick Marty. Faktikisht çdo gjë është me dokumente, por ky që do të bëhet tani patriot, absolutisht me Baton Haxhiun, janë dy promotorët e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës”, u shpreh Berisha.

Ndër të tjera, ish-kryeministri u shpreh se Ramën e frikëson protesta e 7 Korrikut. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share