Berisha: Rama po e ndjen humbjen

“Gishtat e Belindit? Ka imagjinatën e vet”

Edi Ramës, i cili nga selia rozë i kujtoi humbjen e thellë që e pret në 14 Maj në mbështetje edhe të votave të demokratëve, Sali Berisha ia ktheu me të njëjtën monedhë.

Teksa kryeministri u mbylli derën e bashkëpunimit kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në rast fitoreje, Sali Berisha nuk ia kurseu akuzat të zgjedhurve të Edi Ramës.

“Në këtë rast po thotë të vërtetën se pas 14 Majit nuk do t’i mbetet kohë të bashkëpunojë por të shkojë në punë të tij.”

Për të mbajtur me çdo kusht pushtetin, Berisha tha se Kryeministri po përdor falangat e krimit. Dhuna e ushtruar sipas tij nga drejtori i Bashkisë Komunale të Patosit ndaj punonjësit të tij Bato Dalipaj është shembull i terrotit që tha se po përdoret ndaj qytetarëve.

“Sepse kanë dashur që t’i imponojnë me detyrim paraqitjen e listës së votuesve, të cilët ai duhej të kompromentonte për PS-në.”

Nuk sheh asgjë të dënueshme në posterin e Belind Këlliçit, ndërsa dënoi ndërhyrjen e Xhorxh Sorrosit dhe mafiozëve që tha se hiqen si myftinj.

“Ata që vjedhin qytetarët, ata meritojnë jo gishtin, por shumë herë më tepër. Ata meritojnë çdo formë deskrititimi. Një i ri ka imagjinatën e vet. Po të isha unë, ku e di se çfarë mund të ju nxirrja unë atyre.”

Sipas Berishës, i gjithë sulmi ndaj kandidatit të koalicionit opozitar për Tiranën është zhurmë e turpshme elektorale që bëhet për të mbuluar mashtrimet e Erjon Veliajt.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share