Berisha: Rama, përgjegjës kryesor për inceneratorët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuza ndaj qeverisë për inceneratorët. Ai bën përgjegjës për këtë aferë, kryeministrin Rama.

“E vërteta është se njëherë dhe 100 herë, po ta analizosh dhe studiosh këtë rast, në këtë aspekt kam një privilegj të veçantë se jam ish-kryeministër dhe duke qenë se afera e djegësve buron e tëra nga Këshilli i Ministrave, dua të shprehem këtu se Edi Rama është ligjërisht dhe penalisht, përgjegjësi më kryesor i kësaj afere”, tha Berisha.

 

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Berisha foli edhe për zgjedhjet në Kukës që do të zhvillohet më 24 Shtator.

“Ne do të kemi kandidatin të cilin akoma nuk e kemi përcaktuar. Do diskutohet dhe përcaktohet”, tha Berisha.

Po ashtu, ai u shpreh se Kryesia do të caktojë axhendën për votëbesimin e tij në krye të partisë.

“Votëbesimi është ligj absolut”, tha Berisha./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share