Berisha: Rama mbjell përçarje fetare me injorancën e tij

“Eja të votojmë ligjin për rritjen e pagave në parlament”

I bindur se 14 maji do jetë festa e fitores për të larguar regjimin e Edi Ramës, Sali Berisha e akuzoi nga Malësia e Madhe kreun e qeverisë se po mbjell përçarje fetare.

Nga Lushnja ku prezantoi kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e këtij qyteti dhe Divjakës, Berisha hodhi akuza për korrupsion e lidhje me krimin ndaj dy prej eksponentëve më të rëndësishëm socialistë, Taulant Ballës e Damian Gjiknurit.

“Ka sjellë këtu një Taulant me shumë mbiemra. Ka dërguar në Elbasan, Gjiknurin, e ëma e të cilit nuk kishte fshehur 500 mijë si Alba Klosi. 6 mln euro ju vodhën asaj në shtëpi”.

Në Kavajë ku prezantoi Fisnik Qosjen për zgjedhjet e 14 majit, Edi Ramën e sfidoi sërish për të votuar në parlament të enjten ligjin për rritjen e pagave dhe pensioneve.

“E ftoj sërish nesër, hajde të votojmë ligjin e rrogave dhe pensioneve. Jemi të gatshëm, por ti je mashtrues”.

Akuzat s’i kurseu as ndaj Kryebashkiakut Veliaj.

Erion, larg duart nga Kavaja! Shituni e blihuni ju njëri me tjetrin. Kavaja nuk shitet dhe nuk blihet kurrë”.

Berisha tha se zgjedhjet e 14 majit janë historike dhe se me votën e tyre shqiptarët do rivendosin pluralizmin në vend.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share