Në takimin me kryetarët e degëve në rrethe, kryedemokrati Berisha ka hedhur akuza ndaj Kryeministrit Rama për të cilin ka thënë se ka nisur manipulimin e zgjedhjeve. Kryedemokrati ka theksuar se PD-ja nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet dhe do të bëjë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë.
Sali Berisha: Ky njeri ka nisur manipulimin e zgjedhjeve dhe mendon se ne do t’i bojkotojmë. Ne nuk bojkotojmë zgjedhje ne do të përballemi me të. Ne kemi të shenjtë votën dhe do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë. Nis e mbush sallat me fëmijë shkollash në fushatë. Se është partia shtet. Partia shtet nuk njeh asnjë kufi. Ne nuk i përkasim Shqipërisë, nuk ka ligj për ne, nuk ekziston në kushtetutë. Prandaj ne kapemi fort tek vota.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha e ka drejtuar sërish vëmendjen tek Kryeministri Rama për të cilin ka thënë se po ushtron terror.
Sali Berisha: Ky njeri nuk bën dot regjistrimin, sepse e di që mund të dalin 2 milionë shqiptar. Nga një njeri i cili, vritet tjetri në mesnatë, i merret shpirti në mesnatë nga patrulla të droguara policie dhe ta shikoni se çfarë shkruan ai për hienat dhe stërhienat. Një mendje e sëmurë mund të shkruajë gjëra të tilla. Nga një njeri i cili pasi ka rrëmbyer me ushtrinë e patronazhistëve, terroristë të kuq, nuk them se çdo patronazhisht është i tillë, por një pjesë e mirë janë sjellë si terroristë te kuq në zgjedhje sepse kanë kërcënuar njerëzit tanë. U kanë thënë se nëse ti voton këtë, do të kesh pasoja. Ky njeri që ka ardhur në pushtet me këtë mënyrë, ushtron terror mbi ne./tvklan.al