Pasi Kuvendi i dha aprovimin SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt me 117 vota pro, ka folur në një deklaratë për mediat kryedemokrati Sali Berisha.
Berisha tha se Kryeministri Edi Rama iku nga salla e Kuvendit kur u lexua raporti për Ahmetajn sepse kishte frikë që do i bënin pyetje .
“Si do ta quajmë sallën e parlamentit sot? Ishte gjysma e saj, gjysëm ishte meite. Shihnin njëri-tjetrin se kur do u fluturonte mandati. Rama ia mbathi kur u lexua raporti, pati frikë se do e pyesnim. Pastaj mezi doli nga salla Gjiknuri, nuk e keni idenë sa shumë janë. Klotilda, që bënte amendamente personale për Tiranën, etj, etj. E vërteta është se për ta sot, i akuzuar nuk ishte Ahmeti, por Ahmeti ishte prokurori i tyre“, deklaroi Berisha./tvklan.al