Berisha: Rama e Vuçiq, skenar për ndarjen e Kosovës

“Rama, bashkëfajtor në dosjen shqiptare me McGonigal”

Sali Berisha nuk ka as më të voglin dyshim se pas sulmit terrorist në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë qëndron Kryeministri Rama dhe presidenti Aleksandër Vuçiç. Akuzën e tij e mbështeti mbi një informacion që tha se disponon gjatë pjesëmarrjes në OKB të kreut të qeverisë.

“Në një takim jopublik, dy kryeministrat, përveç atij të Serbisë, duke shtrigëzuar Albin Kurtin, kanë paraqitur kërkesa që komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, të vendosen nën kontrollin e KFOR-it”.

Ndërkombëtarët i ftoi të ndalojnë çdo ndërhyrje të Kryeministrit shqiptar në punët e brendshme të Kosovës.

“Synon ndarjen e Kosovës”.

Akuzat në adresë të Edi Ramës i vijoi edhe për çështjen “McGonigal”, duke paralajmëruar lëvizjet ligjore që do të ndjekë në Shqipëri dhe SHBA.

“Ne do përpiqemi të paraqesim çdo fakt, dokument para drejtësisë amerikane, por edhe drejtësisë shqiptare”.

Pasi u mor gjatë me Edi Ramën, në shënjestër vuri edhe Ministrin e Brendshëm Taulant Balla për lidhje me bandat e krimin.

“U bëj thirrje autoriteteve italiane të bëjnë publike udhëtimet e Ballës me Kolombo Gjokën”.

I pyetur nga media për humbjen në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Kukësit, Berisha tha se rezultati u diktua nga industria e blerjes së votës, ndaj dhe zgjidhja sipas ish-kryeministrit mbeten revoltat popullore për përmbysjen e qeverisë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share