Pas rrëzimit që mazhoranca i bëri të enjten në Kuvend kërkesës së grupit parlamentar të demokratëve për ndryshimin e përbërjes së komisionit të posaçëm të reformës elektorale, Sali Berisha paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar.
“Ne nuk dorëzohemi, as opozitarizmin, as pluralizmin”, tha Berisha.
Nuk ka aspak ndërmend të tërhiqet nga beteja për vulën, ndonëse respekton mendimin e disa prej deputetëve të grupit parlamentar, të cilët kanë kërkuar riformatim të emrit të Partisë Demokratike.
“Ne do të bëjmë një luftë deri në fund me Edi Ramën që kërkon të mbajë peng logon tonë”.
Pavarësisht se e cilëson jetike një lëvizje mbarëpopullore kundër keqqeverisjes së Edi Ramës, në samitin e radhës së liderëve europianë Berisha tha se opozita nuk do të protestojë për atë që e cilëson masakër elektorale.
“Nuk kemi parashikuar protestë ditën e samitit, por dokumentet elektorale janë shpërndarë në të gjithë botën”.
Atyre që i kërkojnë largimin, përgjigjen ia dha duke bërë një krahasim me kombëtaren.
“Rikthimi i Sali Berishës është një realitet jashtëzakonisht i veçantë. Gëzohem shumë që po rikthehet kombëtarja jonë”.
Kur foli për fitoren e kësaj të fundit në ndeshjen me Çekinë, i pakursyer ishte jo vetëm ndaj ekipit dhe trajnerit, por në mënyrë të veçantë ndaj tifozëve, të cilët sipas tij i dhanë një mesazh edhe Kryeministrit Rama.
“Po aq ishte domethënia e ndëshkimit që i bënë përçarësit të kombit”.
Berisha nuk e komentoi vizitën e Kryeministrit Rama në Britani, por tha se kjo e fundit është në të drejtën e saj për të kërkuan vendosjen e një kuadri ligjor bilateral për situatën e krijuar me emigracionin në vendin e saj.
Tv Klan