Berisha: Rama, Basha dhe Alibeaj do dështojnë

Demokratët kanë kujtuar në ditën e tij të lindjes Azem Hajdarit i cili nëse do të ishte gjallë këtë vit do festonte ditëlindjen e 60.

“Për ne që vështronim, sodisnim aty, ai ishte një mbinjeri, një legjendë.”

25 vite pas vrasjes në oborrin e Partisë Demokratike, Berisha mendon se ai ende i motivon demokratët për të luftuar me Edi Ramën që sipas tij ka instaluar një regjim dhe më të ashpër se monizmi sepse ka korruptuar dhe ndërkombëtarët për të fuqizuar pushtetin e tij.

“Një lloj si qeveritarët në vitin ’98 ekzekutuan Azem Hajdarin, Edi Rama kontraktoi McGonigal për të shkatërruar Partinë Demokratike.”

Lideri i demokratëve përsërit akuzat në adresën e Kryeministrit që sipas tij duke përdorur si vegla Bashën e Alibeajn po përpiqet të pengojë futjen e opozitës në zgjedhje. Por, flet me siguri se është një përpjekje e dështuar.

“Bëjnë gjithçka që ne mos të hyjmë në zgjedhje duke u dhënë vulën pengjeve. Azemi sot është më i gjallë se kurrë.”

Lexo gjithashtu
Total
0
Share