Berisha: Protestat dhe grevat do të jenë rrugët për të rikthyer në Shqipëri, shpresën dhe votën e lirë

Në një bashkëbisedim me qyetarët në rrjetet sociale, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se protestat do të nisin shumë shpejt. Kreu i PD-së ka shtuar se “protestat dhe grevat do të jenë rrugët për të rikthyer në Shqipëri shpresën dhe votën e lirë”.

Sali Berisha: E vërteta është se polarizimi në këtë vend po rritet me shpejtësi dhe shtresa e mesme po shkon drejt asgjësimit, të varfrit po bëhen gjithnjë e më të varfër. Edi Rama, votën nuk e pranon dhe gjithë ky zhvillim dramatik, kjo përmbysje në përbërjen e shtresave të shoqërisë sonë, ka si shkak më themelor, mospranimin e votës nga Edi Rama. Protesta janë rruga për të cilat është përcaktuar Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë.

Ju garantoj se do të fillojnë shumë shpejt. Mund të jenë shtyrë, por edhe shtyrja e tyre bëhet për shumë aspekte, e padurueshme. Protestat e gjithanshme do jenë rrugë për të rikthyer në Shqipëri, shpresën, votën e lirë dhe për të dalë nga ky regjim absolutar, sot i vetmi në Europë pas atij të Putinit dhe Lukashenkos./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share