Berisha: Protesta e 20 Shkurtit do të jetë ndryshe

“Marshojmë për të vërtetën e bashkimin e opozitës”

Ish-Kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur përpara mbështetësve të tij tha se protesta e 20 Shkurtit do të jetë ndryshe nga ato që janë zhvilluar në Shqipëri që nga vitit 1990.

Sipas tij, shqiptarët do të protestojnë duke pasur me vete forcat madhore të së vërtetës dhe të bashkimit të opozitës.

Berisha e cilësoi rivalin e tij politik Edi Ramën si Kryeministrin më të rrezikshëm të Shqipërisë, duke shtuar se të gjitha akuzat e opozitës për korrupsion të qeverisë janë faktuar si të vërteta.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share