Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha konfirmoi se opozita do të formojë një koalicion me bazë të gjerë për zgjedhjet lokale të vitit 2022.
Duke folur për gazetarët jashtë selisë së Parlamentit, Berisha u shpreh se aleatët e PD-së, përveç Partisë së Lirisë, do të jenë edhe të tjera parti parlamentare e jo parlamentare.
“Opozita nuk i rmëron siç i emëron Edi Rama, opozita do t’i zgjedhë nga qytetarët. Ne miratuam dy ditë më parë procedurën e përzgjedjhes së kandidatëve nëpërmjet primarëve. Shënuam një hap të madh përpara duke njohur të drejtën e simpatizantëve për të votuar kandidatin që duan.
Ne nuk na i cakton as droga, as partia shtet, as krimi, ne kandidatët na i caktojnë qytetarët. Ne po vazhdojmë konsultimet me aleatët të përcaktojmë këto dy-tre ditë format e daljes. Aleatët janë parti parlamentare dhe jo parlamentare, ne do kemi koalicion të gjerë”, deklaroi kryedemokrati Sali Berisha. /tvklan.al