Berisha nge akuza të rënda: Taulant Balla ka porositur vrasje, Edi Rama krimineli më i madh

Pasi u rikthye në selinë e Partisë Demokratike pas heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie”, Sali Berisha mbajti një konferencë për gazetarët, nga ku menjëherë ngriti akuza të rënda ndaj qeverisë dhe zyrtarëve me emra konkretë.

Ai u shpreh se ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është i akuzua se ka porositur vrasje, ndërsa tha se emri i Ramës është më i lakuari në bisedat e zbardhura nga Sky ECC dhe Encrochat, duke e quajtur atë si kriminelin më të madh, shkruan A2.

“Taulant Balla është iu akuzuar për porosi vrasjesh. Ai ka një mburojë politike dhe me të bëhet më i forti i qytetit dhe merr shefat e policisë, e drejtuesit e gjykatave. Më kriminel nga të gjithë është Edi Rama sepse i pret në zyrë. Edi Rama është personi më i lakuar, më i cituar në Sky. Ata që kanë punuar në kohën e Berishës juristë e dinë shumë mirë mbështetja që i kam dhënë për të plotësuar detyrimet e tyre ligjore.

Ata ndërtua një drejtësi që mund ta çonte vendin në konflikt civil”, u shpreh Sali Berisha.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share