Berisha nga Memaliaj: Kandidatin e bodrumit të Edi Ramës nuk e votojnë as socialistët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezanton pasditen e sotme kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Memaliaj, Albert Malaj.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati është shprehur se kandidatin e dalë nga radhët e Partisë Socialiste në Memaliaj, sipas tij nuk e votojnë as socialistët.

Kryedemokrati Berisha ka bërë thirrje që më 14 Maj të votohet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili sipas kreydemokratit është ndryshimi që i duhet Memaliajt.

Sali Berisha: Më 14 Maj të votojmë Albert Malajn, të votojmë ndryshimin që është në duart e tua. Ndryshimi që fillon më 14 Maj do të sjellë përmbysjen e qeverisë më hajdute të historisë së Shqipërisë. Boshti i jugut mbetet përparësi absolute. Rrugët e këtij vendi i bëri PD-ja. Qeveia e ardhshme do të ketë rrogat dhe pensionet më të lartat në rajon./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share