Edhe Alibeaj përcakton kandidatët
Në kampin opozitar pritet të zyrtarizohen mbrëmjen e sotme kanditatët për 61 bashkitë për zgjdhjet e 14 Majit.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thirrur një mbledhje të Kryesisë ku temë kryesore është lista finale e kandidatëve për kryetarë dhe ajo për këshilltarë bashkiakë që do të garojnë si pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Edhe grupimi Alibeaj që mban vulën e Partisë Demokratike ka zhvilluar takime me Kolegjin e Kryetarëve, kandidatët dhe më pas pritet një mbledhje me Kryesinë.
27 Marsi është afati i fundit për të dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe emrat e këshillave bashkiakë.
Tv Klan