Ditën e sotme ish-Kryeministri Sali Berisha mbledh Këshillin Kombëtar. Mbledhja pritej të niste punimet në orën 12:00, por akoma nuk ka nisur dhe tashmë anëtarët e Këshillit po futen në ambientet e selisë.
Sipas asaj që raporton gazetari i Klan News, Enkel Xhangolli pritet që në fokus të jenë diskutimet lidhur me situatën e Partisë Demokratike dhe nuk ka një rend dite të caktuar.
Në mbledhje Berisha ka ftuar edhe kreun e grupit parlamentar Gazmend Bardhi dhe deputetët mbështetës, por nga ajo që raporton gazetari deri në këto momente Bardhi duket se nuk do të jetë i pranishëm.
Sipas asaj që raporton gazetari duket se ish-Kryeministri nga kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar pritet të lejë porositë e tij për strukturat e Partisë dhe për mënyrën se si do të vijohet aksioni.
/tvklan.al