Nga foltorja e Parlamentit, kryedemokrati Sali Berisha ka bërë thirrje që opozitës t’i rikthehen të drejtat kushtetuese. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Berisha ka thënë se nuk do të ketë Parlament përsa kohë që sipas tij, deputetëve demokratë nuk iu respektohen të drejtat e tyre.
Sali Berisha: Rikthimi i së drejtës së opozitës. Jam i bindur se ligji për minimumin jetik të shqiptarëve, nuk do të kishte deputet që nuk do ta votonte. Këtë nuk e lejojnë këta hajdutë mbrapa që janë bërë milionerë duke ju vjedhur juve ndaj dhe nuk lejojnë ligjin për vendosjen e minimumit jetik. Garantoj se kjo është në interesin më të mirë të të gjithë shqiptarëve. Çfarë të drejte kanë këta t’i emërojnë opozitës kryetarin? Këtë nuk e ka bërë diktatura. Ku është e drejta e tyre për t’i emëruar opozitës përfaqësuesin? Pse bëheni bashkëfajtor? Hjadutë që hyjnë varfanjakë dhe brenda 2 vitesh bëheni milionerë. Edi Rama, një njeri i cili u bë me saraje. Ne jemi këtu sepse do i mbrojmë të drejtat kushtetuese. Ose riktheni të drejtat tona kushtetuese, ose Parlament nuk ka!
/tvklan.al