Berisha: Largimi i shqiptarëve, projekti më makabër i Ramës

Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijoi me takimet elektorale. Këtë të martë ai ishte në Pogradec. Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë dhe tha se largimi i shqiptarëve është projekti më makabër i kryeministrit Edi Rama.

“Largimi i shqiptarëve nga Shqipëria është projekti i tij më makabër. Ju garantoj se jo në 10-50, por në 500 vite nuk gjendet një sundimtar i këtij vendi, vendas apo i huaji që të ja ketë dalë të largojë në 9 vite 1 mln banorë, apo 35% të popullatës shqiptare. Cila është përgjigja e tij për këtë largim masiv të shqiptarëve nga Shqipëria, cila është përgjigja e tij për këtë largim masiv të të rinjve tanë nga vendi ynë. Do marrë indianë, nga Bangladeshi. Por a ka qëndrim më cinik dhe më antishqiptar se ky. A ka dëshmi me flagrante të qëndrimit armiqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk jemi racist, por detyra jonë më kryesorë është që të rinjtë tanë të ndërtojnë ëndrrën e tyre, në vendin e tyre. Të ndërtojnë vendin e tyre, siç kanë të bukur ëndrrën e tyre, por jo, jo, thotë ikni ju. Kudo që kaloj, gjej gjurmët e një regjimi që sillet si pushtues ndaj Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, më 14 Maj do të vendoset ndryshimi.

“Kam udhëtuar këto ditë nga jugu në veriun e Shqipërisë dhe kudo kam takuar djem e vajza, burra e të rinj, idealistë, të cilët në një kohë të shkurtër vendosën epërsinë e madhe morale në këtë fushatë, vendosën epërsinë e fitores dhe presin me padurim 14 majin për të firmosur ndryshimin, për të firmosur rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, për të firmosur rikthimin e qytetarit shqiptar në epiqendër të interesit të qeveritarëve vendorë”, u shpreh Berisha./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share