“Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, me dosje në prokurori”
Për të treguar shkallën e korrupsionit në qeverisjen lokale të socialistëve, Sali Berisha solli nga Fushë Arrëzi si shembull kryebashkiakun Fran Tuci, duke e etiketuar atë miniaturë të Edi Ramës.
“Po vodhi kryeministri, të gjithë zinxhir vjedhin sa të munden. Fran Tuci ka disa dosje në prokurorti.”
Në 14 Maj, Berisha kërkoi votën për koalicionin “Bashkë fitojmë” dhe Hil Currin, ndërsa kundërshtarin e kandidatit të opozitës për bashkinë e Fushë Arrëzit e ftoi të dalë në debat publik.
“E ftoj të vijë këtu, në këtë shesh të tregojë ditën e bashkë me Hilë Currin të nxjerrin xhepat e të tregojnë çdo qindarkë e cila është origjina e tyre e çfarë do të bëjnë për ju. Po Fran Tuci nuk vjen, se nuk e lë Edi Rama. Po të dalë Frani me Hilën këtu, detyrohet të dalë edhe ai me Sali Berishën.”
Akuzat ndaj kryeministrit, Berisha i vijoi edhe nga Puka ku prezantoi Rrok Dodajn për bashkinë e këtij qyteti në zgjedhjet e 14 Majit.
“E ka trajtuar veriun e Shqipërisë mer një armiqësi të jashtëzakonshme, të cilën e kanë njohur vetëm 2 herë në histori: Në kohën e Car Dushanit dhe xhelatit Enver Hoxha.”
Kreu i demokratëve u mor gjatë edhe me kryebashkiakun socialist, Gjon Gjonaj, të cilin e akuzoi të përfshirë në afera korruptive.
Berisha i cilësoi këto zgjedhje historike dhe pukjanët i ftoi që përmes votës së tyre të risjellin vendosjen e pluralizimit në vend.
Tv Klan