Berisha: Kosova do i marrë vizat, Shqipërisë do i hiqen nga Komisioni Evropian

Mungesa e energjisë elektrike dhe dështimi i seancës plenare nuk e ka penguar kryedemokratin Sali Berisha që të flasë nga foltorja e Kuvendit.

Në një lidhje direkte në “Facebook”, kryedemokrati Berisha shprehet i bindur se Shqipërisë do t’i hiqen vizat nga Komisioni Evropian.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama, për të cilin thotë se ka lobuar për bllokimin e vizave për Kosovën.

Sali Berisha: Argati i shpifun të Millosheviçit të ri shndërroi 3 ditë evropiane të Shqipërisë në 3 ditë kundër shqiptarëve të Kosovës. Nuk do e pranojmë një situatë të tillë dhe do të mbrojmë me të gjithë forcën tonë interestat kombëtare. Kosova sot ka qeverinë e vet të zgjedhur në mënyrën më demokratike. Ka 1 kryeministër ndaj të cilit nuk rëndon dot asnjëlloj akuze që rëndon mbi Vuçiç dhe familjarët e tij. Ne nuk duam dhe nuk do të përfshihemi në punët e brendshme. Tradhtar që përdor pushtetin kundër Kosovës. Ka tejkaluar çdo kufi dhe çdo linjë. Të gjithë ata që duan Shqipërinë, të ngrihen.  Ky lobon për bllokimin e vizave për Kosovën, ky është një akt anti-kombëtar. Vizat Kosova do t’i marrë dhe Shqipëria do të jetë vendi i parë të cilit do t’i hiqen vizat nga Komisioni Evropian. Lexoni pak direktivat e reja për heqjen i vizave, Shqipëria plotëson çdo kusht që Komisioni ka përcaktuar.

Gjatë fjalë së tij, kryedemokrati Berisha thënë se ky është fillimi i asaj që e quan “betejë e vështirë drejt fitores”.

Sali Berisha: Demokracia shqiptare sot është në fiktivitet. Kurrë në 32 vite, nuk i është caktuar përfaqësuesi opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Për herë të parë, Edi Rama, në traditën më të egër të ëtërve të tij, mori përsipër duke gjetur një peng ta keqpërdorë atë në mënyrë ekstreme dhe ta paraqesë si përfaqësues të opozitës, ku ai përfaqëson interesat e tij më të ngushta, më të dyshimta dhe kriminale. Kjo është dita e parë e betejës tonë. Ne këtë betejë e kemi detyrim ndaj jush. Ju votuat kundër një qeverie e cila ka rekordet më të zeza në vjedhjen, varfërimin e shqiptarëve, në lidhje me krimin dhe drogën, në pasurimin e kryeministrit, ministrave dhe familjarëve të tyre me fondet e buxhetit të shtetit. Ka rekordet më të zeza në lidhjet me grupet e drogës. Jam i bindur se qindra-mijëra nga ju do të donit të ishit këtu në këtë sallë, por theksoj se sot dhe gjer në rikthimin e votës së lirë, betejën do e vazhdojmë në bashku. Në Parlament do të luftojmë ne për ju. Jam i sigurtë që ju këtë prisni nga ne. Ne e duam shumë Parlamentin. Kjo betejë nuk është e re, ëhstë betejë e vështirë, por është e sigurtë që do të ecim drejt fitores. Ne e meritojmë fitoren. Nuk do të pranojmë më kurrë që Tirana të shndërrohet në eipqendrën e luftës së ftohtë kundër gjysmës së kombit./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share