Berisha kërkon leje nga SPAK për të marrë pjesë në Parlament

Avokatët: Është e drejtë kushtetuese, prezumohet i pafajshëm

Sali Berisha kërkon leje për të marrë pjesë në seancat e parlamentit.

Avokatët e tij i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK duke theksuar se kjo është një e drejtë kushtetutes.

Një tjetër argument që shoqëron këtë kërkesë është fakti se ndaj Sali Berishës nuk ka një vendim të formës së prerë.

Avokati Genc Gjokutaj: Është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës. Sali Berisha prezumohet i pafajshëm dhe ka të drejtë të marrë pjesë në seancat plenare, por edhe detyrim karshi zgjedhesve të tij.

Kërkesa mban datën 15 janar ndërsa do të shqyrtohet nga prokurorët Arben Kraja e Enkeleida Millonai.

SPAK ka vendosur që më datë 18 Janar të marrë në pyetje Berishën, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” nën akuzën ‘korrupsion pasiv’ në lidhje me çështjen e klubit “Partizani” ndërsa të mërkurën do merret në pyetje dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi.

Për shkak të refuzimit të masës detyrim paraqitje, SPAK kërkoi heqjen e imunitetit, ç’ka u pranua nga Parlamenti. Pas disa seancash shtyrje, gjyqtarja Irena Gjoka vendosi më 30 Dhjetor, masën arrest shtëpie.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share