Berisha: Denoncojmë deklaratën e Ramës që fajëson autoritetet e Britanisë për gjendjen e krijuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar në emër të selisë blu deklaratën e Ramës që fajëson autoritetet e Britanisë së Madhe për gjendjen e krijuar me emigrantët. Kryedemokrati tha se PD nuk pajtohet me asnjë etiketim të padrejtë ndaj refugjatëve shqiptarë.

“Padyshim kjo përbën një situatë serioze, shqetësuese për çdo vend dhe polemika lidhur me të është e kutueshme dhe e pashmangshme. Duke mos u pajtuar me asnjë etiketim të padrejtë ndaj refugjatëve shqiptarë, nga mediat, apo dhe politikanë të caktuar britanikë, PD gjen rastin të falenderojë madhërinë e tij, Mbretin Charles III, për fjalët dhe ndërhyrjen e tij fisnike në këtë polemikë. PD hedh poshtë dhe denoncon si të papërgjegjshme deklaratën e Edi Ramës në të cilën ai fajton për gjendjen e krijuar autoritetet e Britanisë së Madhe duke treguar me gisht në mënyrë specifike si fajtor konservatorët britanikë. PD e Shqipërisë gjithashtu fton qeverinë, parlamentin, forcat politike të Mbretërisë së Bashkuara, të ndalen dhe analizojnë shkaqet e vërteta të shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve nga qeveria aktuale e Edi Ramës sepse kjo mund të ndihmojë në interes të tyre të kuptojnë më mirë se çfarë po ndodh me shqiptarët në Shqipëri

Kjo do i ndihmojë të kuptojnë më mirë se çfarë po ndodh në Shqipëri. PD deklaron se shkaku kryesor i shpopullimit të Shqipërisë është:

-Votimi fiktiv i shqiptarëve përmes dhunimit masiv të zgjedhjeve nga Edi Rama. Me zgjedhjet fiktive, Edi Rama ka vrarë shpresën te shqiptarët se pushteti mund të ndërrohet me votë.

-Vendosja e monizimit absolut falë votimit fiktiv. Sot Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet në vend. Me reformën sorosiane ai ka në kontroll të plotë sistemin e drejtësisë. Ai kontrollon 10 përqind më shumë pushtet se diktatori i fundit komunist në Shqipëri.

-Lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me krimin dhe drogën dhe zëvendësimin e shtetit ligjor me të parin narkoshtet në Europë.

-Vjedhja e fondeve dhe pasurive publike dhe vendosja e sistemit të korrupsionit në vend. Me sistemin korruptim dhe vjedhjen e fondeve të vendosur nga Edi Rama, punët publike në Shqipëri kushtojnë 7-10 herë më shumë se në vendet e BE-së. Vetë Edi Rama mori detyrën si kryeministër, i akuzuar nga prezenca e OSBE në Tiranë se ka të fshehura në bankat offshore 200 milionë euro dhe për këtë akuzë, Edi Rama nuk reagoi kurrë me asnjë formë kundërshtimi.

-Edi Rama jeton sot si kryeministri më i kushtueshëm në Europë. Ai ka realizuar me çartera 137 fluturime, përfshi këtu fluturime për të ndjekur ndeshje futbolli në Florida apo vakanca luksoze.

-Varfërimi progresiv i shqiptarëve nga politikat e Edi Ramës është shkak tjetër kryesor i shpopullimit të Shqipërisë. Në vitin 2013, shqiptarët kishin rrogën më të lartë në rajon, sot ata kanë rrogën më të ulët në rajon, 15-20 përqind më të ulët se Kosova, kurse çmimet e produkteve ushqimore janë 7 deri në 10 përqind se mesatarja e vendeve të BE, nafta shitet si në Zvicër dhe Gjermani.

-Së fundmi, një rol të padiskutueshëm luan herë-herë edhe korrupsioni politik ndërkombëtar për të siguruar mbështetje për regjimin monist të Tiranës”, u shpreh Berisha./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share