Prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Selenicë
Nga Selenica ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 Majit, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn se janë në lidhje krimi me kryeministrin Edi Rama.
“Rama është në një tmerr të vërtetë, në frikë të jashtëzakonshme. Mbahet në paterica me pengje si Basha e Alibej. Ata janë në lidhje krimi me Ramën. Merr peng Lulzim “bravën” me dosjen e larjes së parave, merr peng “Alibashën” me krimet e të vëllait e të vetes së tij“, u shpreh kryedemokrati Berisha.
14 Majin e cilësoi një betejë historike për largimin e Kryeministrit Rama, që sipas tij përdor kriminelët për të vjedhur dhe nënshtruar shqiptarët.
“Krimi ju duhet vetëm për pushtetin. Bandat, banditët, vrasësit janë njerëzit më të preferuar të Edi Ramës dhe ministrave, sepse nëpërmjet tyre ata realizojnë fitimet që nuk i nxjerrin dot me ligje”, tha kryedemokrati Berisha.
Kreu i demokratëve i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen për të ndalur varfërimin që tha se Edi Rama i ka bërë në 9 vite qeverisje shqiptarëve.
Tv Klan