Berisha: Aksion pa kthim dhe mosbindje civile deri në fitore

Demokratë dhe demokrate, mosbindja civile është betimi ynë”.

Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD.

Ai theksoi se Shqipëria ka nxjerrë gjithmonë heronj në kohë të vështira. Duke iu drejtuar qytetarëve ai tha se e vetmja gjë që mbetet për t’u bërë në rrethanat ku jemi është aksion pa kthim dhe mosbindje civile.

“Përmendëm se vendi ka patur armiq shqipfolës të rrezikshëm, por të mos keqkuptohemi, historia e Shqipërisë nuk është historia e tradhtarëve, historia e Shqipërisë është historia e heronjve, e patriotëve, e njerëzve të ndershëm, e demokratëve, e punëtorëve, e atdhetarëve. Për çdo tradhtar, për çdo pushtues ka pasur gjithmonë heronj shqiptarë që kanë shpëtuar Shqipërinë. Pushtimi nga perandoria më e madhe e kohës nxorri Skënderbeun, diktatura komuniste më e egër kohës solli lëvizjen studentore, prijësin e saj legjendar Azem Hajdarin, Azem ti je gjallë.

Edhe sot narkoregjimi i Edi Ramës do zgjojë luanin e fjetur tek shqiptarët. Pse i thashë unë këto fjalë? Sepse çdo shqiptar sot duhet të ndajë mendjen se kjo nuk është një betejë politike, kjo është një luftë për ekzistencën, për shpëtimin e kombit dhe të Shqipërisë. Të dashur miq, ne nuk jemi kundër një partie, por kundër një partie shtet, e zaptuar nga mafia shtetërore e rrezikshme e Europës me në krye Edi Ramën, kundër atyre që në 10 vite treguan se nuk duan pluralizmin, nuk duan demokraci, jemi kundër armikut shqipfolës Edvin Kristaq Rama. Me votë ai nuk ikën sepse votën e lirë nuk e lejon, sepse po la pushtetin ai përballet me përgjegjësinë e krimeve të tij të tmerrshme ndaj shqiptarëve që ju ka bërë këtë dekadë. Çfarë mbetet për të bërë në këto rrethana? Përgjigjen për këtë e kemi demonstruar në parlament. Aksion pa kthim, mosbindje civile, aksion pa kthim, deri në fitore”, tha Berisha./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share