“BE-ja PREMTOI DHE DO TA MBAJË FJALËN”
Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, gjatë vizitës zyrtare në Shkup, është shprehur e kënaqur nga procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut duke potencuar se duhet të shfrytëzohen të gjitha mjetet që janë në dispozicion për të vazhduar ky rrugëtim. Ajo tha se është e vetëdijshme për kompromiset që Shkupi i ka bërë, fillimisht me Greqinë e tani me Bullgarinë, njofton KlanM.
“Keni fjalën time, BE-ja nuk do t`ju harrojë” – ka theksuar nga Shkupi Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Berbok, duke dërguar mesazhe të fuqishme për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut.
Ajo, sic percjell KlanM, tha se ndryshimet kushtetuese duhet sa më shpejt të miratohen në parlament, me qëllim që në dhjetor të hapen klasterët negociues, me cka Maqedonia e Veriut përfundimisht do të mund të bëhet anëtare e BE-së.
“BE-ja premtoi dhe do ta mbajë fjalën. Hapi që tani duhet të bëhet është zbatimi I ndryshimeve kushtetuese. Sërish do të vij në dhjetor, për shkaks e duhet të bisedohet me të gjithë faktorët politik në vend. E dijmë se sa të vështira janë ndryshimet kushtetuese, duhet të luftohet për çdo votë. Kështu është edhe në Gjermani. Për këtë shkak duhet të uleni në tavolinë të përbashkët me opozitën – kjo është fuqia e demokracisë” – tha Analena Berbok, ministre e jashtme e Gjermanisë.
Ajo ka përmendur edhe largimin e të rinjve nga vendi, në kërkim të një jetë më të mirë. Bëri thirrje për vendime të guximshme për të bërë hapa drejt BE-së.
“Nëse nuk doni që të gjithë të rinjtë të shkojnë në Evropë, Evropën duhet ta sillni këtu. Tani kur duhet të ndryshohet Kushtetuta, mund vetëm t`ju inkurajoj. Prej jush pres vetëm reforma” tha Analena Berbok.
Shefja e diplomacisë gjermane, sic njofton KlanM, vjen në Shkup në një moment shumë të rëndësishëm për vendin, I cili gjendet para nisjes së procedurës për ndryshimet kushtetuese, ku Bullgarët duhet të futen në Preambulë. Për këtë duhen 2/3 e votave.
“RMV-ja ka marrë obligime që duhet t`i realizojë për anëtarësim në BE. Këtë herë kjo varet vetëm prej nesh. Në BE nuk integrohet vetëm Qeveria, por i gjithë vendi dhe të gjithë duhet të kenë përgjegjësi. Gjermania dërgoi mesazhe të fuqishme dhe kjo është mënyra më e mirë që të ndalet ndikimi i forcave të treta që nuk duan progress dhe zhvillim të rajonit” – tha Bujar Osmani.
Maqedonia e Veriut, pas vetos dyvjeçare bullgare, vitin e kaluar nisi negociatat për hyrje në BE, por me kusht që Bullgarët të futen në Kushtetutë.
Sic tha Ministrja e Jashtme gjermane, ndryshimi I kushtetutës nuk guxon të bëhet “mollë sherri” në garën për popullaritet në anketat partiake.