RRITEN PACIENTËT ME SËMUNDJE MALINJE
Nëntori është muaji i shëndetit të meshkujve, edhe pse për problemet shëndetësore duhet të bisedohet vazhdimisht dhe të kërkohen zgjidhjet. Për të shënuar këtë muaj, në Shkup është organizuar i ashtuquajturi “Berber Shou”, njofton KlanM.
“Beteja më mashkullore e vitit dhe ngjarja më emocionuese për meshkujt”. Në këtë mënyrë, organizatorët e kanë titulluar ngjarjen argëtuese në kuadër të aktiviteteve për të shënuar Nëntorin si muajin e shëndetit të meshkujve.
“Berber Shou”, sic përcjell KlanM, nënkupton stilizimin e mustaqeve dhe mjekrës, në shenjë mbështetjeje për meshkujt.
Hatixhe Ademi profesore nga Shkolla e Mesme “Dimitar Vllahov” në Shkup, sot kishte ardhur për të marrë pjesë në këtë evenimentin bashkë me nxënësit e saj për të përcjellur një mesazh të rrëndësishem deri tek të gjthë meshkujt që të kujdesen për shëndetin e tyre.
“Sot kemi marrë pjesë në këtë eveniment është evenimenti Movembër i cili evenimet e mbajmë çdo vitë, kjo Movembër bëhet fjalë për shëndetin e burrave kundër kancerit dhe kundër sëmundjeve tjera kjo është një mesazhë që sa më shpesh të shkojnë nëpër kontorolle të rregullta që të mirmbahet shëndeti i burrave kundër kancerit”, tha Hatixhe Ademi.
Nxënësit e kësaj shkolle thonë që pjesëmarrja e tyre nëpër organizime të tilla iu mundëson promovimin e vetes së tyre dhe pasionin që kanë për parukerinë.
“Tani jam në vitin fundit tash në vitin e tretë, kam vendosur ta studijoj këtë drejtim sepse më ka pëlqyer kur kam qenë fëmij dhe më pëlqen të punoj frizer, kam marrë pjesë edhe në Movembër fest edhe vitin e kaluar edhe tani duhet të promovojm veten tonë”.
“Drejtimin e kam frizer, zanat i mirë kemi marrë pjesë që të na shohin të gjtihë sesi punojmë a jemi mir a jo duhet që të na zhvilllohet drejmi që kemi”, tha një nxënës.
Nga Klinika Universitare për Urologji – Shkup, sic përcjell KlanM, kanë thënë se pacientët meshkuj më së shumti ankohen me simptomet që lidhen me traktin urinar, infeksionet urinare, por fatkeqësisht ka rritje të pacientëve me sëmundje malinje sic janë tumori i testiseve dhe karcinomi i prostatës./KlanMacedonia