Berat Ismaili, kryetar i Lidhjes Futbollistike në Gostivar në MundoKlan ka folur për fitoren e Kosta Rikës ndaj Japonisë dhe situatën interesante që po ndodh në grupin ku bëjnë pjesë edhe Gjermania dhe Spanja. Sipas tij, Kosta Rika luajti mençur duke mësuar nga humbja e Gjermanisë në ndeshjen e parë prej Japonisë.
“Japonia është kombëtare serioze, taktikisht e përgatitur, bëjnë pasime të shpejta dhe presion të lartë. Po edhe pse luajti njejtë taktikisht, sot humbi nga Kosta Rika. Kjo e fundit u tregua e mençur në ndeshjen e sotme. Ishte e organizuar mirë në fazën e mbrojtjesdhe m,esfushës. Priti kundërsulmet dhe e realizoi golin e fitores.”, deklaroi mes tjerash, berat Ismaili./KlanMacedonia