Beqiri-Ademi: Shqipëria na bëri krenar me paraqitjen e saj në Kampionatin Europian

Argjend Beqiri ish futbollis dhe anëtar i KD të FFM, i ftuar në emisionin Euro Klan tha se Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur një sukses të madh duke u kualifikuar për Kampionatin Europian. Megjithatë, fati nuk ishte i favorshëm për shqiptarët, pasi ata u vendosën në një grup të vështirë. Loja e fundit, ku Spanja luajti me formacionin e dytë, ishte një sfidë e madhe për kombëtaren tonë.

“Realisht ishte një eufori për kombëtaren, dhe siç kam thënë është një sukses për kombëtaren tonë që u kualifikua në kampionat, por për fat të keq ishte një grup shum i fuqishëm. Loja e fundit priteshte që kombëtarja të barazon për të pasur gjasa të kualifikohet edhe më tutje.
Para së gjithash Spanja luajti me formacionin e dytë i cili gjithashtu ishte i fuqishëm, ku të gjithë lojtarët janë titullar. Kjo lojë ka qenë një sukses i madh për kombëtaren. Spanja është Spanja dhe pres që të jetë një nga ekipet që mund të fitojë dhe Kampionatin
Futbollik është i paparashikueshëm, i shpejë dhe dinamik”, tha Beqiri.

Mustafa Ademi gazetar sporti në RTVM, thha se paraqitja e kombëtares shqiptare në këtë kampionat mund të cilsohet mjaft pozitive, duke marrë parasysh dhe faktin që Shqipëraia ishte në një grup me ekipet më të mira të futbollit.

“Mund të cilësohet si pozitive paraqitja e Shqipërisë në këtë kampionat, ishim në një grup mjaft të vështirë ku un mendoj se dhe brazili po të ishte do ta kishte të vështirë. Edhe pse prisnim m shumë mund të themi se Kombëtarja ka arritur maksimumin e saj.
Unë them që Spanja ka qenë shumë më e fortë sonte me formacionin e dytë që luajti sepse të gjithë janë titullarë dhe dëshironin ta dëshmonin veten, dhe ndoshta do të ishte më e lehtë për kombëtaren tonë po të luante Spanja me folrmacionin e parë.
Megjithatë të gjitha ndeshjet e kombëtares kanë qenë pozitive”, tha Ademi./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share