Beogradi kërkon nga BE heqjen e vizave për serbët e Kosovës

BE: Liberalizimi nuk vlen për pasaportat e lëshuara nga Serbia

Serbia ka kërkuar nga Komisioni Evropian që të anulojë vendimin që i detyron qytetarët serbë me banim në Kosovë te aplikojnë për vizë sepse ato janë të pajisur me pasaporta serbe të dorës së dytë, të lëshuara nga Administrata Koordinuese në Beograd.

Keto dokumente udhëtimi të lëshuara nga kjo Administratë nuk njihen nga shtetet anëtare të BE-së. Beogradi prej vitesh këmbëngul që ky problem të zgjidhet, ndërsa Prishtina u bën thirrje serbëve që të marrin pasaportat e Kosovës, që nga fillimi i vitit 2024 të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen.

Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e saktë të pasaportave të lëshuara nga Beogradi per serbet e Kosovës. Serbët e Kosovës që kanë refuzuar të pajisen me pasaportat biometrike të këtij shteti.

Kur liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 Janar 2024 ata që i kanë mbajtur këto pasaporta mund të jenë të vetmit që do të duhet të aplikojnë për vizë për të udhëtuar në vendet e BE-së.

Zyrtarët nga Komisioni Evropian kanë përsëritur qëndrimin se serbët me pasaporta të lëshuara nga Beogradi nuk përfitojnë nga regjimi pa viza për Kosovën.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share