Beograd-Sarajevë-Podgoricë: Tubime në mbështetje të popullit palestinez

TË NDËRPRITET GRANATIMI I GAZËS, DËNOHET DHUNA DHE TERRORIZMI

Në Beograd, Sarajevë dhe Podgoricë, gjatë ditës së sotme janë mbajtur tubime në mbështetje të popullit palestinez.

Në tubimin në Sarajevë, disa mijëra qytetarë kërkuan të ndërpritet granatimi i Rripit të Gazës dhe shkatërimi i civilëve palestinez. Qytetarët kanë mbajtur flamuj palestinez duke thënë se dënojnë dhunën dhe terrorizmin.

Autoritetet e qytetit të Sarajevës kanë thënë se ky qytet cdoherë ka qenë në anën e vërtetë të historisë duke luftuar për të drejtën dhe të vërtetën.

Tubimi ishte organizuar nga komuniteti palestinez në Bosnjë e Hercegovinë kurse manifestime të ngjashme janë mbajtur edhe një qytete tjera.

Të ndërpritet bombardimi I Gazës dhe të vendosen sanksione ndaj Izraelit kanë kërkuar qytetarët në Podgoricë. Ngjarja e quajtur “Mali I Zi për Palestinën” u organizya para zyrave të OKB-së në Podgoricë.

“Stop masakrës në Gaza” ishte mesazhi që u dërgua edhe në tubimin e Beogradit të organizuar nga diaspora palestineze në Serbi dhe Shoqata për miqësi serbo-palestineze.

Qytetarët e tubuar në Beograd krahas flamujve palestinez, mbanin edhe flamuj rus, kurse janë dëgjuar parula kundër Izraelit, por edhe kundër SHBA-së dhe vendeve të BE-së.

Ndërkohë, partia më e vogël e koalicionit qeverisës në Slloveni “E Majta” ka shkaktuar reagime të ashpra në skenën politike sllovene me propozimin që Slloevnia ta njoh Palestinën dhe të vendos sanksione për Izraelin.

Por, qëndrimet e qeverisë rreth konfliktit mbeten të harmonizuara me politikën e BE-së.

Ministrja e jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, angazhohet për zgjidhjen e konfliktit sipas parimit për dy shtete, por ka vlerësuar se nuk është momenti I përshtatshëm për të njohur Palestinën./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share