Beograd: Prindërit e nxënësve të vrarë kërkojnë drejtësi!

PROTESTË PARA OBJEKTIT TË SHKOLLËS KU NDODHI MASAKRA

Prindërit e nxënësve të vrarë më 3 maj në masakrën në Shkollën Fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, si dhe prindërit e nxënësve tjerë që mësojnë në këtë shkollë, në mesditë kanë protestuar duke kërkuar drejtësi për viktimat e tragjedive të majit.

Sic njoftojnë mediat serbe, prindërit por edhe qytetarë të tjerë të të gjitha moshave, kanë vënë kurora me lule dhe kanë ndezur qirinj.

Prindërit, sic transmetojnë mediat serbe, kanë kërkuar drejtësi për nxënësit e vrarë të kësaj shkolle, por edhe për viktimat e një dite më vonë që u shënuan në rajonin e Mlladenovcit.

Sipas tyre, shteti nuk ka bërë asgjë për të rritur sigurinë e nxënësve.

Më 3 maj të këtij viti, një nxënës I kësaj shkolle kishte vrarë 9 nxënës dhe një punëtor sigurimi, kurse ishin plagosur 5 nxënës dhe një mësuese.

Dorasi ishte arrestuar pas vrasjeve, por nuk do të përgjigjet penalisht për shkak se gjatë kryerjes së veprës penale kishte pasur 13 vjet.

Prokuroria e lartë Publike e Serbisë ka ngritur aktakuzë kundër prindërve të tij.

Protesta e sotme vjen një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të jashëtzakonshme parlamentare dhe zgjedhjeve lokale në Serbi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share