Beograd: Mijëra njerëz në marshin kundër dhunës

VAZHDON AKSIONI PËR ÇARMATIMIN E SERBISË

Me parullat “Dorëheqje”, “Duam përgjigje, jo manipulime”, mijëra njerëz në heshtje kanë marshuar rrugëve të Beogradit në protestën “Serbia kundër dhunës”, njofton KlanM.

Protesta u inicua nga opozita për shkak të reagimit të shtetit pas dy vrasjeve masive në Serbi.

Organizatorët, sic njofton KlanM, kanë kërkuar dorëheqje të funksionarëve më të lartë, të ndalet promovimi I dhunës nëpër media dhe hapësirën publike, kurse kompetenet kanë afat deri më 12 Maj që t`i realizojnë kërkesat, në të kundërtën do të ftojnë gjithë qytetarët e Serbisë në Beograd.

“Jemi këtu për shkak se duam që ky vend të jetë i sigurtë për të gjithë. Jemi këtu sepse duam të jetojmë pa frikë. Për fëmijët duam shkolla rrugë, qytete dhe fshatra të sigurta. Duam empati e jo urrejtje. Jemi këtu sepse besojmë se mund ta mposhtim dhunën” – tha Marina Vidojeviq, arsimtare.

Mes tjerash, sic njofton KlanM, kërkohet shkarkimi I Këshillit të Trupit Rregullator për Medua elektronike dhe mbylljen e mediave të shtypura dhe tabloideve që promovojnë urrejte dhe dhunë.

Ishte kërkuar edhe marrja e frekuencave kombëtare të Televizoneve “Pink” dhe “Hepi” dhe heqjen urgjente të programeve që promovojnë dhunë, amoralitet dhe agresion, sic janë Reality shout.

Ndërkohë në Serbi, sic njofton KlanM, vazhdon aksioni për dorëzimin e armëve të jashtëligjshme. Qytetarët duhet të dorëzojnë armët deri më 8 Qershor, ndërsa pas këtij afati do të përballen me dënime të rënda.

Sipas mediave serbe, në ditën e nisjes së fushatës janë dorëzuar mbi 1.500 copë armë, 50.000 plumba, më shumë se 1.000 bomba dhe armë tjera. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share