Beograd: Mbahet protesta e 16-të ”Serbia kundër dhunës”!

TEMA E PROTESTËS – SITUATA NË ARSIM

Në Beograd është mbajtur protesta e 16-të me radhë “Serbia kundër dhunës”. Kësaj radhe krahas problemeve të dhunës dhe sigurisë, janë shprehur pakënaqësi rreth situatës në arsim në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, njofton KlanM.

Në Beograd është mbajtur protesta e 16-të “Serbia kundër dhunës”. Tubimi nisi para Kuvendit Popullor për të vazhduar para Ministrisë së Arsimit dhe përfundoi para ndërtesës së Presidencës.

Tema e kësaj proteste, sic percjell KlanM, ishte situata në Arsim. Protestuesit thanë se nga 3 Maji I këtij viti, kur ndodhi masakra në një shkollë fillore të Beogradit, gjithcka ka ndryshuar, kurse qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë për të reaguar.

Të pranishmëve iu drejtua mësimdhënësi Slavoljub Stojadinoviq nga Velika Pllana, I cili në vitin 2019, kishte çarmatosur një sulmues që kishte mbajtur peng nxënësit.

“Për disa ditë nis viti shkollor, nisin obligimet. Ajo që ndodhi në Velika Pllana më 2019 duhet të ndizte alarmin në gjithë vendin. Njerëzit të kuptojnë se ajo cfarë ndodhi atje, mund të ndodh kudo nëpër shkolla” – tha Slavoljub Stojadinoviq, mësimdhënës.

Kërkesat e organizatorëve, sic njofton KlanM, mbeten të njëjta; të shkarkohen krerët e Agjencisë për media, të Televizionit publik RTS, të largohet Ministri i Brendshëm, Bratislav Gashiq, Drejtori i BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, të hiqen programet “reality”, t`u merren licensat e punës televizioneve “Pink” dhe “Happy” dhe të shuhen tabloidet që promovojnë dhunë dhe nxisin urrejtje.

Protesta mbrëmë janë mbajtur edhe në Novi Sad dhe Nish. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share