Beograd: Kryeministri Mickoski në takim me Presidentin serb Vuçiq

Kryeministri Hristijan Mickoski, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për takimin në Beograd me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Dy vendet nuk kanë çështje të hapura, kurse marrëdhëninet bazohen në mirëkuptim të ndërsjelltë dhe miqësi. Duhet të krijojmë ura për bashkëpunim ekonomik dhe politik me të gjithë fqinjtë dhe të ndërtojmë të ardhme për qytetarët tanë” – thuhet në postimin e Mickoskit në Facebook.

Ndryshe, takimi Vuçiq – Mickoski, ndodh pas seancës së përbashkët të Qeverive të Kosovës dhe RMV-së në Prishtinë dhe në ditën kur shqiptarët shënojnë Ditën e Alfabetit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share