TË ENJTEN TAKIMI I RADHËS KOSOVË – SERBI NË BRUKSEL
Në përpjekje për ti takuar të enjten palën kosovare dhe atë serbe në Bruksel, emisari I BE-së për dialogun Miroslav Lajcak ka qëndruar në Beograd ku ka takuar presidentin e Serbis Aleksandër Vuciq. Vuqiq ka thënë se është I gatshëm të respektoj gjithçka që është nënshkruar dhe është rënë dakord.
Të enjten do të mbahet takimi i radhës ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel.
Nga qeveria e Kosovës kanë konfirmuar pjesëmarrjen zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në takim.
Ndërkohë ftesën për takimin e radhës Lajcak ia ka dorëzuar gjatë së martës presidentit serb Aleksandër Vuciq.
Vuçiq raportohet se ka insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.
Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka thënë se në takimin e së enjtes do të diskutohet teksti i statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Ne kemi pranuar ftesën e Lajçakut për t’u takuar në Bruksel pas dy ditësh, ku do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Pala jonë është shumë e përgatitur dhe po shkojmë me një ekip të posaçëm ekspertësh ku do të diskutojmë tekstin e statutit të ASK-së, që është hapi i parë konkret drejt formimit të Bashkësisë së Komunës Serbe” – tha Petar Petkoviq, drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.
Më 7 nëntor, Lajçak vizitoi Kosovën, ku diskutoi me përfaqësuesit e Qeverisë dhe të opozitës për draft-statutin e ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Propozimi i ri u është prezantuar Kosovës dhe Serbisë nga anëtarët e “Pesëshes së Madhe” gjatë vizitës së tyre në këto dy shtete më 21 tetor. /KlanMacedonia/