Benzema shënon tre gola

Al-Ittihad nis ngjitjen në krye të renditjes

Karim Benzema realizoi tre gola për skuadrën e tij Al-Itihad duke dhënë kontributin më të rëndësishëm në fitoren 4-2 ndaj ekipit Abha. Kjo ishte ndeshja e parë pas shkarkimit të trajnerit Nuno Espirito Santo.

Kampionët në fuqi të Ligës Profesioniste të Arabisë Saudite shkarkuan trajnerin Santo në fillim të kësaj jave, pasi kishin pesë ndeshje pa fitore, ndërsa tekniku pati edhe një debat me sulmuesin francez në dhomat e zhveshjes.

Benzema shënoi golin e tij të parë me penallti në minutën e 38-të, e më pas në të 67 dhe 69. Kryesuesit e Ligës Profesioniste Saudite, Al-Hilal vazhduan serinë e tyre të fitoreve duke mundur 2-0 Tavun në Riad. Hilal e kontrolloi ndeshjen, por golat i gjeti në fund të sfidës.

Aleksandar Mitrovic realizoi në të 81 golin e parë, kurse Mohamed Kanoo shënoi në shtesë duke vulosur fitoren. Me suksesin e arritur, Al Hilal kryeson me 35 pikë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share